Ja kur pritet që të fillojë fushata për zgjedhjet lokale
Vendi ka hyrë në 10 ditët e fundit të afatit të parashikuar me kodin zgjedhor për shpalljen e zgjedhjeve lokale të cilat janë caktuar të mbahen më 15 tetor.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ka paralajmëruar se më 6 gusht do t’i shpall ato , që i bie në çastet e fundit të afatit minimal.

Sipas kodit zgjedhor në fuqi, zgjedhjet lokale duhet të shpallen 90 ditë ose më së voni 70 ditë para ditës së votimit.

Afati 90 ditor ka filluar të rrjedh që nga 15 korriku, ndërsa kanë ngelur edhe rreth 80 ditë, deri më 15 tetor.

Afati i fundit për shpalljen e zgjedhjeve skadon pikërisht më 6 gusht. Zgjedhjet i shpall kryetari i Kuvendit, ndërsa menjëherë pas nënshkrimit të vendimit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor fillon me procedurat për organizimin e fushatës dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat për shkak të situatës politike janë shtyrë disa muaj nga afati i paraparë fillimisht.

Fushata parazgjedhore për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale hapet 20 ditë para ditës së votimit, konkretisht më 25 shtator.

Në 24 orët e fundit para ditës së votimit dhe ata ditë nuk lejohet mbajtja e fushatës apo ndonjë formë tjetër e propagandimit partiak.

Ajo që i karakterizon këto zgjedhje lokale është riformatimi i skenës politike shqiptare si dhe beteja vendimtare thuajse për të gjitha partitë politike. /albeu.com/

Shtuar më 25/07/2017, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori