Ja kur pritet hapja e kufijve të Maqedonisë me Kosovën dhe vendet e rajonit (VIDEO)
Vendet e rajonit, javën e ardhshme pritet të vendosin përfundimisht për kalimin e kufijve pa kushte.

Ndonëse qëndrimi i autoriteteve shëndetësore ishte i njëjtë edhe javës që shkoi, ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë të shtetasve të rajonit do të merr epilog në takimin e radhës “on-line” ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimorë, Bullgarisë e Greqisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se meqë situata epidemiologjike është konstatuar të jetë e ngjashme në të gjithë rajonin, autoritetet e rajonit kanë unifikuar një këshill koordinues për të vepruar bashkërisht në vendimmarrje për luftën kundër pandemisë. Por, paraprakisht duhet të hiqet kushti për testin PCR për të kaluar kufirin. /alsat/


Shtuar më 17/09/2020, ora 21:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori