“Nuk stërvis lojtarët ku disa kilometra larg jepen urdhra që sjellin vuajtje”, trajneri “braktis” klubin legjendar rus

Trajneri gjerman Markus Gisdol ka dhënë dorheqjen nga Lokomotiv Moscow për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Pas pesë muajsh në shërbim të klubit në kryeqytetin rus, trajneri 52-vjeçar thotë se lufta nuk është në përputhje me vlerat e tij.

“Për mua, trajneri i futbollit është puna më e bukur në botë. Por unë nuk mund ta ndjek profesionin tim në një vend, udhëheqësi i të cilit është përgjegjës për një luftë në mes të Evropës. Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, prandaj dhashë dorëheqjen si trajner i Lokomotiv Moskës me efekt të menjëhershëm. Nuk mund të rri në terrenin stërvitor në Moskë, të stërvit lojtarët, të kërkosh profesionalizëm dhe disa kilometra larg jepen urdhra që sjellin vuajtje të mëdha për një popull të tërë. Ky është vendimi im personal”, tha trajneri gjerman për Bild.

Klubi tashmë ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon largimin e trajnerit, pa dhënë arsyet dhe ka emëruar Marvin Kompper si personin përgjegjës për drejtimin e skuadrës në ndeshjet e ardhshme. /albeu.com/

Lokomotiv Moscow boss Markus Gisdol quits club in response to Russia's war on Ukraine - Mirror Online