Ja çfarë pritet të ndodhë deri më 11 dhjetor në Maqedoni
Me votimin në kuvend të qeverisë së përkohshme fillon afati 100 ditor deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Më poshtë janë kushtet që duhet të plotësohen në këto 100 ditë për të pasur zgjedhje të rregullta siguruar nga Zhurnal.

12 tetor - Duhet të shpërndahet parlamenti dhe të shpallen zgjedhjet;

17 tetor - Media e shkruar dhe mediat elektronike (portale të internetit) duhet të përcaktojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor;

27 tetor - KSHZ duhet të publikojë listat e votuesve për këqyrje
publike.

Inspektimi do të zgjasë 20 ditë, deri më 16 nëntor;

11 nëntor - KSHZ duhet të publikojë kufijtë e 6-të njësive zgjedhore;

18 nëntor - KSHZ duhet të botojë në shtypin ditor listat e kandidatëve për deputetë;

21 nëntor - Fillon fushata zgjedhore;

22 nëntor - KSHZ do t'ju dërgojë listën zgjedhore partive politike, ata brenda pesë ditëve, deri më 27 nëntor, duhet të paraqesin kërkesë për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave për votuesit e kontestuar;

27 nëntor - KSHZ nënshkruar listën e zgjedhësve;
8 dhjetor - KSHZ do të dorëzojë materialin zgjedhor te komisionet komunale të zgjedhjeve;

10 dhjetor - Përfundimi fushatës zgjedhore;

11 dhjetor - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 20:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori