Video e Zlatan që tregon se ai do të vazhdojë të luajë futboll

Zlatan Ibrahimovic mund të ketë mbushur moshën 41 vjeçare, por duket se nuk po mendon ta ndalë futbollin.

Ditët e mëparshme ai kishte bërë një deklaratë se nëse Milani fiton kampionatin apo Kupën, atëherë ai do të tërhiqet. Më pas i ka ndryshuar dhe ka deklaruar se nuk e ka parasysh largimin e tij nga stadiumet.

Ylli suedez ka postuar një video në rrjetet sociale ku pak a shumë indirekt na bën të ditur se do të vazhdojë të luajë normalisht futbollin.

Në video, Zlatan ka një sërë topash përballë, njëri prej të cilëve është i verdhë dhe në mbishkrim shkruan: “Unë do të vendos se kur të ndalem, siç vendosa se kur do t’ju godas me topin e verdhë”.

Kontrata e tij me “rossonerët” skadon verën e ardhshme dhe ende nuk dihet nëse ai do të rinovojë, apo do ta vazhdojë karrierën diku tjetër apo do të varë përfundimisht këpucët e futbollit. /albeu.com/


Shtuar 20.04.2022 16:50

Tags: