Ja çfarë e pret Maqedoninë nëse shfuqizohet PSP?
Edhe pse qëndron në Marrëveshjen e Përzhinos se para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike, edhe pse një gjë e tillë nuk përmendet nga partitë politike.

Partitë politike nuk japin qëndrime konkrete nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte prononcuar për këtë çështje pas shpërbërjes së Kuvendit.

Gjithçka vihet në pikëpyetje sepse funksionimi i Prokurorisë Speciale Publike është mbi bazën e Marrëveshjes mes katër liderëve të partive më të mëdha.

"Është situatë hipotetike. Nuk mund të supozojmë. Kuvendi nuk duhet patjetër që të shpërbëhet. Kushti është 45 deri 60 ditë, teorikisht shpërbërja e Kuvendit mund të zgjatë deri më datë 25, ka thënë Petre Shilegov, deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së për "Portalb".

Por, Gjykata Kushtetuese nuk po mban llogari për drejtësinë.

"Nëse Gjykata Kushtetuese e shpall jo kushtetuese PSP-në, partitë obligohen që brenda 4-5 ditëve duhet të sjellin Ligj të ri duke llogaritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë partitë ranë dakord që PSP të vazhdojë punën, prandaj shfuqizimi i PSP-së nga ana e kushtetueses do të jetë fitore që do të kushtojë, që do të thotë shfuqizimin pa efekt", ka thënë Svetomir Shkariq.

Sipas tij kjo mund të sjellë tensione për trupin votues kundër Gjykatës Kushtetuese, pasi fakti që po zgjat kaq kohë, do të thotë që nuk mban llogari për drejtësinë, por për qëllime politike.

Kriza politike në Maqedoni po zgjat më shumë se dy vite, por nga ana tjetër është dilemë në vete se sa mund të gjejnë vullnet partitë politike për t'a kthyer PSP-në, nëse kjo e fundit shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori