Ja çfarë do të ndodhë në Maqedoni nëse Ivanov nuk i jep mandatin Zaevit
Kreu i LSDM-së është në pritje të marrjes së mandatit për formimin e qeverisë së re nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjeorge Ivanov.

Por, çfarë do të ndodhë në Maqedoni nëse Ivanov nuk ia dorëzon mandatin kreut të LSDM-së?

Në emisionin debativ "Zigzag" në "Tv Art", ka qenë i ftuar ka profesori Milaim Fetai, i cili Ivanov duhet t'ia japë mandatin Zoran Zaevit.

"Unë brenda javës nuk pres ndonjë ndodhi e madhe edhe pse paralajmërohet që kriza të del jashtë kontrollit mirëpo duke falenderuar faktorin ndërkombëtarë nuk ka ngritur duart nga ne por si duket e lanë që forcat politike të bëjnë koordinimin pas zgjedhjeve dhe pas paraqitjes së platformës shqiptare dhe të tejkalojnë afatet, deri në momentin kur ka indikacione se partia qeveritare nuk do të pranojë me lehtësi shkuarjen në opozitë dhe në mënyrë energjike i dhanë sinjalet e veta si BE dhe Nato, sikur Gruevski nuk është i vetëdijshëm se jemi në mes të Europës dhe me një vokabolar nacionalist që në emër të popullit të flet drejt një elite koruptive", thekson kështu Fetai.

Sipas Fetait, në Maqedoni tashmë tentohet që përmes normave juridike të interpretohen problemet politike.

"Në mënyrë ekstreme në radhën e parë kur iu dorëzua mandatin dëgjoja profesorët kur njëri thotë po e tjetri jo për këtë shkak tentojmë që përmes normave juridike të interpretojmë problemet politike mbi të gjitha mungon vullneti politik akoma elita politike maqedone nuk janë të emancipuara drejt demokracisë, e që vullnetin e popullit duhet të implementojnë dhe në praktikë, kur bisedohet në pasoja u sqarua, edhe sikur Ivanov mos t'i jep mandatin Zaevit është parlamenti sovrani ai që mund me 61 vota të bëj atë që duhet, e gjithë kjo krizë në vend gjenezën e ka me uzurpimin e shtetit dhe mosfunksionimi i institucioneve.

Edhe këtu besoj se ata që janë të inkriminuar dëshirojnë të shpëtojnë nga gjyqësia, nuk guxon një ish kryeministër të përdor gjuhë nacionaliste edhe sikur pretendon të futet përsëri në pushtet, prandaj mendoj ai i dha fund karierës politike ish kryeministri, ideja e tij ishte që nga një krizë politike të kalojë në krizë nacionale", ka thënë Fetai. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori