Lideri i BDI-së Ali Ahmetin dhe ai i PDSH-së Menduh
Thaçi, kanë zhvilluar sot një takim me
eurodeputetët Ivo Vajgll, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, gjatë një vizite që këta të fundit kanë zhvilluar në Maqedoni në kuadër të
zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 11 dhjetor.
Lideri i PDSH-së, Menduh
Thaçi, pas takimit me
eurodeputetët ka thënë se ka marrë lajme të mira.
"Mora vesh se
zgjedhjet në Maqedoni do të jenë si në situatë rentgeni.
Një mesazh i fortë për OBRM-PDUKM-në dhe BDI-në, pasi ata më nuk mund të bëjnë parregullësi gjatë
zgjedhjeve, si në
zgjedhjet e kaluara.
Jemi marrë vesh që të kemi kontakte të ngushta dhe të informojmë palët për fushatën dhe për
zgjedhjet", ka thënë ThaÇi pas takimit me
eurodeputetët në një prononcim për mediet. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2016,
ora 13:37