Ja emrat e të amnistuarve nga presidenti Ivanov
Ditën e djeshme presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, vendosi që të amnistojë personat e politikës, të pozitës dhe opozitës, ndaj të cilëve janë ngritur procedura hetimore, vendim ky i cili ka shkaktuar reagime të ashpra si nga brenda vendit, ashtu edhe nga jashtë.

Në listën e të amnistuarve listohen Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Martin Protugjer, Zoran Zaev, Zoran Verushevski, Branko Cërvenkovski. Këto emra mund të gjenden në ”Gazeta Zyrtare”.

Ndërkohë Tv Telma ka njoftuar se në këtë lisë gjenden edhe prokuroret speciale, Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavrill Bubevski./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori