E bujshme: Milani shumë pranë transferimit të Coutinhos

Philipe Coutinho cilësohej si një nga lojtarët më të mirë në Premier League, në kohën kur luante për Liverpool.

Megjithatë dëshira e madhe për të qenë pjesë e Barcelonës, çoi në rënie të lirë të karrierës së lojtarit.

Edhe pse braziliani e provoi veten tek skuadra e Bajernit dhe e Barcelonës, për asnjë moment nuk arriti të tregojë formën e tij të mirë.

Transfermarkt ditën e sotme ka publikuar një postim ku thuhet se Milani është shumë pranë transferimit të Coutinho për vlerën 30 milionë euro.

Braziliani do të mbulonte vendin e Çalhano?, i cili u largua vetëm pak kohë më parë tek Interi.

Nëse ky transferim do të finalizohet, Barcelona do të humbte më shumë se 90 milionë euro me Coutinho, i cili u ble për shifrën e 120 milionë eurove.


Shtuar 17.07.2021 18:53