Ja e vërteta e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni
"Asnjë ligj nuk mund të ofrojë zgjidhje të përhershme për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe në Maqedoni", ka thënë eksperti juridik Jeton Shasivari.

Sipas tij, në Kushtetutë shqipja nuk është e precizuar si gjuhë e shtetit por përcaktohet si gjuhë komunikimi e një individi apo një pale.

"Ligji në fjalë do të ofrojë zgjerim ose avancim të gjuhës shqipe nëpër institucione shtetërore të ndryshme të pushteti qendror por kjo nuk do të thotë se zyrtarizohet gjuha shqipe si gjuhë e shtetit apo organeve të pushtetit shtetëror sepse qasja do të jetë sipas nenit 7 paragrafi i 5 të Kushtetutës së Maqedonisë ku gjuha shqipe parashikohet si një gjuhë e palës individit e qasjes, komunikimit, pjesëmarrësit në procedurë, pasi është e qartë se në të drejtën kushtetuese gjuha zyrtare përcaktohet si gjuhë e shtetit dhe organeve të pushtetit shtetëror", ka thënë Shasivari.

Por, sipas "Alsat", drafti i dakorduar mes LSDM-së dhe BDI-së parashikon formimin e një Inspektorati që do të sanksionojë me gjoba deri në 3 mijë euro institucionet që nuk e zbatojnë shqipen.

Po ashtu do të formohet edhe një agjenci për cilësinë e përkthimit.

Kujtojmë se drafti i për gjuhën shqipe parashikon përdorimin e saj të gjerë të saj në Kuvend dhe në Qeveri. Pas miratimit të këtij ligjit, shqipja po ashtu do të nis zbatimin edhe në sistemin gjyqësor.

Shqipja do të përdoret edhe në rajonet ku shqiptarët nuk jetojnë dhe në uniformat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori