Ja ditët zyrtare të pushimit për vitin 2015
Në kuadër të ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë, gjatë vitit 2015 do të kemi plot 27 ditë, që zyrtarisht janë ditë pushimi.

Nëse festat zyrtare qëllojnë ditë të dielë, atëherë ditë pushimi shpallet automatikisht dita e nesërme, e hëna. /albeu.com/


Festat që festojnë, si festë shtetërore-si ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

1 Janari ( e mërkurë) – Viti i Ri
7 Janari ( e martë) – Krishtlindjet ortodokse
13 prill – Krishtlindjet ortodokse, dita e dytë sipas kalendarit ortodoks
1 Maji – Festa e Punës
24 Maji – festa e “Shën Kirilit dhe Metodisë”
17 korriku – Dita e Ramazan Bajramit
2 Gushti –Dita e Republikës (Kryengritja e Ilindenit)
8 Shtatori – Dita e shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë ( festa shënohet si ditë jo pune ditën e hënë)
11 Tetori – Dita e Kryengritjes popullore
23 Tetori – Dita e Luftës revolucionare maqedonase
8 Dhjetori – festa e “Shën Klimentit të Ohrit”

Festat ortodokse:

1. 6 Janari – festa e Buzmit, para Krishtlindjeve
2. 19 Janari – Festa e Ujit të bekuar
3. 10 prill – festa e Premtja e Madhe
4. 29 Maj – Dita e shpirtërave
5. 28 Gushti – festa e Zojës së Madhe (Zonjat)

Festat katolike:

1. 6 Prilli – festa e Pashkëve katolike –Pashkët janë ditën e martë
2. 1 Nëntori – festa e të gjithë Shenjtorëve
3. 25 Dhjetori – dita e parë e Krishtlindjeve katolike

Festat Islame:

24 shtator – festa e Kurban Bajramit-dita e parë e Kurban Bajramit

Festa e shqiptareve

22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip

Festa për pjesëtarët e popullatës serbe në Republikën e Maqedonisë

27 Janari – festa e “Shën Savës”

Festa për pjesëtarët e popullatës rome në Republikën e Maqedonisë

8 Prilli – Dita ndërkombëtare e romëve

Festa për pjesëtarët e popullatës së vllehëve në Republikën e Maqedonisë


23 Maji – Dita Kombëtare e vllehëve
Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në Republikën e Maqedonisë

23 Shtatori – Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit

Festa për pjesëtarët e popullatës boshnjake në Republikën e Maqedonisë

28 Shtatori – Dita ndërkombëtare e boshnjakëve

Festa për pjesëtarët e popullatës turke në Republikën e Maqedonisë

21 Dhjetori – Dita e arsimit në gjuhën turke
Shtuar më 06/01/2015, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori