Ja cilët janë të akuzuarit e keqtrajtuar nga "Grupi i Kumanovës"
Në lidhje me ngjarjen e Kumanovës avokati i palës mbrojtëse Naser Raufi ka zbuluar emrat e të akuzuarve, të cilët janë keqtrajtuar nga njësiti special derisa po i sillnin nga burgjet në Gjykatën Supreme, raporton Portalb. Ai ka folur në lidhje me torturën që po u ushtrohet disave nga të akuzuarit gishtin e ka drejtuar ka institucionet përkatëse.

"U ankuan tre të akuzuar: Sevdail Miftari, Lirim Krasniqi dhe Hajrush Avdijaj. Janë të keqtrajtuar nga njësia speciale. Mendoj se as Avokati i Popullit as Prokuroria nuk e kryejnë punën e duhur. Në kontinuitet vazhdon malltretimi. Unë do ngre edhe një padi penale, për këtë rastin e fundit. Drejtori i burgut, gardianët, të gjithë e kanë përgjegjësinë, posacërisht Ministria e Drejtësisë. Do të kërkojmë përgjegjësi dhe do të ngrejë padi penale edhe për MPB-në", tha avokati Raufi.

Me të nisur seanca gjyqësore për "Grupin e Kumanovës", njëri prej të akuzuarve Sevdail Miftari tha se njësiti special e ka keqtrajtuar gjatë rrugës. "Po na malltretojnë, derisa po na sjellin në Shkup. Na shkelin me këmbë”, tha Miftari në seancën e sotme gjyqësore.

Për shkak të bashkimit të dy lëndëve gjykatësja sipas procedurës ligjore, në seancën e sotme ka lexuar deklaratat e mëparshme të dëshmitarëve. Ndërkohë është vendosur që seanca e ardhshme vazhdon më 16 qershor. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2016, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori