Ja cilët kandidat të falur të VMRO-DPMNE-së gjenden në lista zgjedhore
Në listat e kandidatëve për deputet të VMRO-DPMNE-së të cilat janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ka edhe disa persona të cilët janë përfshirë në listën e të falurve nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov.

Nikolla Gruevski është bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1, kryetari i kuvendit, Trajko Veljanoski, është i përfshirë si kandidat i njësisë zgjedhore numër 2, ndërsa Ljubço Dimovski është kandidat për deputet në listën që udhëhiqet nga Gruevski.

Ndërkohë edhe ministri i financave, Zoran Stavreski, nuk është bartës liste, por është kandidat për deputet./Albeu.com/
Shtuar më 12/05/2016, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori