Ja çfarë u dëshmua sot në gjyqin për "Kumanovën"
"Më 8 maj lagjja ishte shumë e qetë. Jam kthyer nga puna diku rreth orës 10:30-11:00 dhe menjëherë jam shtirë, kam qenë i lodhur. Në mëngjes më zgjuan krismat, dola në dritare, pashë shumë policë. Kishte shumë të shtëna. Nuk e dinim çka po ndodh. Dola jashtë i tregova policisë se me familjen jemi brenda".

Kështu e ka përshkruar ngjarjen Armend Sejdiu, banor i Lagjes së Trimave, Kumanovë.

Ai duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit ka përshkruar edhe fqinjët e tij; Fadil Fejzullahu, Irfan Lutfiu dhe Besnik Ajdini.

"Fadil Fejzullahu është burrë i mirë, punëtor dhe i përkushtuar. Merret me blegtori. Irfan Lutfiu me fqinjët është i mirë, cdoherë i qeshur. Edhe Besnik Ajdini gjithashtu e kam fqi", përfundoi Armend Sejdiu.

"Unë kam qenë në fshatin Orkoc, ora 5:15 vajza duke qarë më ka treguar se diçka nuk është në rregull në Kumanovë. Ora 10 e gjysmë kam ardhur në qytet, por lagjja ishte e rrethuar. Unë 3 ditë para ngjarjes kam shkuar në fshatë dhe s’kam vërejtur diçka të pazakont në lagje", ka dëshmuar Sabit Sejdiu, banor tjetër i lagjes.

Duke u përgjigjur pyetjes së avokatit mbrojtës Asmir Alispahic, Sabit Sejdiu ka shtuar se, banorët e lagjes Irfan Lutfiun e njohin si djalë i urtë dhe i mirë.

Nga ana tjetër, familjarë të policëve të vrarë kanë dëshmuar se i bashkëngjiten përndjekjes penale dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim.

Në seancë nga të dëmtuarit që do t’i bashkëngjiten përndjekjes penale ishin: Aneta Stojmenovic, Maja Samoilovska, Verica Kuzmanovska, Vaso Serafimovski, Biljana Ilievska Valentina Stojanova- Ivanovic, Snezhana Rangjellovic dhe Nijazi Osmani.

Edhe kësaj here familjarët e të akuzuarve nuk e ndjekën seancën plenare.

Gjykatësja Verka Petrovska që nga seanca e fundit ka njoftuar se 15 familjarë mund të hyjnë dhe të ndjekin seancën dhe se hapesira nuk lejon të ketë më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2016, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori