Ja çfarë thotë BE-ja për deklaratën e Ivanovit
Bashkimi Europian ka reaguar përmes një komunikate për mediat lidhur me deklaratën e Ivanov, i cili shprehet se fal politikanët nën akuza ose që janë në burg.

“Vendimi i sotëm i presidentit Ivanov për faljen e disa funksionarëve ka shkaktuar shqetësim serioz. Po bëhet në kohë kur të gjitha partitë duhet të gjejnë mënyrë për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. U bëjmë thirrje të gjithë palëve që t’u ikin rreziqeve që i shembin përpjekjet disavjeçare të shtetit që me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare ta përforcojë sundimin e së drejtësisë. Është e rëndësishme që të ketë zgjedhje të besueshme dhe të mbahet vendi në rrugën euro-atlantike. Të gjitha partitë të kthehen në dialog dhe të gjejnë marrëveshje të përbashkët”, thonë nga BE. /Albeu.com/
Shtuar më 12/04/2016, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori