Ja çfarë thoshte Arbën Xhaferi për shqiptarët
Pëlqej
Kanë kaluar dy vjet që kur ka ndërruar jetë Arbën Xhaferi, një nga intelektualët e rrallë ndër shqiptarë.

Ai ra në gjendje kome për gati 7 ditë dhe shkak u bë një hemorragji cerebrale në tru, që pati mbrëmjen e 8 Gushtit rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë.

Ja se çfarë thoshte për shqiptarët dhe shoqërinë shqiptare Xhaferi.

"Në hapësirat shqiptare vlojnë nismat, ato individuale, grupore ose institucionale. Brenda një hapësire të vogël shfaqen ide diametralisht të kundërta, si në përmbajtje, ashtu edhe në formë. Bashkëjetojnë stile të ndryshme, klasikja me post-modernen, folklorizmi me modernen, naivizmi me surealizmin, manierizmi oriental me inovacionizmin oksidental, kiçi me estetizmin etj. Kjo dëshmon se kultura jonë ende nuk është e konsoliduar", thoshte Xhaferi në një intervistë dhënë "Standard".

E vetmja lëvizje evropiane ndër shqiptarë, sipas Xhaferit, ka qenë ajo e viteve '30-të, neoshqiptarizma, që e konsideron si një lëvizje politike që synonte ta ndryshonte, ta korrigjonte kodin qytetërues të shqiptarëve, ta evropianizonte atë./albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori