Shkak mbingarkesa e rrjetit, përfshihet nga flakët kabina elektrike në Fier (VIDEO)

Kabina elektrike në lagjen 29 nëntori në Fier është përsfshirë nga flakët duke alarmuar banorët e zonës dhe bizneset  që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë që ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit. Ndërhyrja e këtyrë të fundit ka bërë të mundur fikjen e flakëve.

Mësohet se shkak për këtë situatë është bërë mbingarkesa në rrjet. Për të evituar dëmet është bërë edhe stakimi i energjisë në të gjithë zonën.

Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikset, të friksuar se flakët mund të përhapeshin. Tashmë pritët rikthimi i energjisë elektrike. /albeu.com


Shtuar 20.02.2022 10:49