Ja çfarë shkruan Ramadani për BDI-në dhe Fatime Fetain
Analisti Ramadan Ramadan ka komentuar ne profilin e tij ne Facebook konferencën e sotme të Prokurorisë Speciale dhe heshtjen e BDI-së, që sipas tij, ndodh nga shqiptimi i fjalës "Magyar Telekom".

Në postim, Ramadani vlerëson edhe punën e prokurores speciale shqiptare, Fatime Fetai, përcjell Portali Albeu.

Ja postimi i plotë i Ramadanit:

"Heshtja e atyre të DUI-t në lidhje me press konferencën e sotme të Prokurorisë Speciale përveç se është shtangim I zakonshëm që ju ndodh nga shqiptimi I fjalës “Magyar Telekom” vjen edhe nga një ndjenjë habie dhe shoku që në literaturë njihet edhe si “rrënimi I idhujve”, kjo pasi një grua si ata, shqiptare, përcolli sharje drejtuar burimit më të madh të frikërespektit që këta kanë pasur gjatë gjithë kohës së qeverisjes së përbashkët: ish drejtorit të kundërzbulimit Sasho Mijallkov. Të përkujtohemi se në një “bombë”, një ministër I drejtësisë duke folur me një zëvendës kryeministër për këtë Mijallkovin përdor shprehjen “ai shoqi që nuk është në qeveri”, shprehje kjo sa shfaq frikë nga mundësia e përgjimit psikologjikisht shfaq edhe një frikërespekt aq të thellë, i cili në shqip njihet me shprehjen “s’guxon t’ia përmend as emrin”. Sot pra, një shqiptare e të njëjtit lloj me këto “qole” ndonëse me pozicion shtetëror ku e ku më vogël, vetëm prokurore, dërgoi dhe përcolli aq porosi të mirëpritura nga krejt qytetarët normal, të pa frikësuar, pa hipotekë dhe të lirë e të cilat ishin të drejtuara ndaj njërit prej robëruesve kryesor të këtyre 'qoleve'". /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2016, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori