Ja çfarë pritet të bëhet për Maqedoninë në Samitin e NATO-s
Pëlqej
Në Samitin e NATO-s në Uells pritet që zgjerimi të mos jetë temë diskutimi.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar ambasadorët e shteteve anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Shkup.

Maqedonia mund të shpresojë vetëm që në konkluzionet e Samitit të riafirmohet politika e dyerve të hapura të NATO-s, si dhe të përsëritet vendimi i Bukureshtit.

Ftesë për Maqedoninë në NATO mund të ketë vetëm kur të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë, raporton Tetova1.com.

Burime diplomatike hodhën poshtë gjithashtu zërat për mundësinë e ndryshimit të strategjisë së NATO-s për pranimin e anëtarëve të reja në kohën kur kufijtë e Aleancës kërcënohen nga kriza në Ukrainë, madje edhe në kohën kur Maqedonia ballafaqohet me një situatë të rëndë politike, ekonomike dhe sigurie./albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori