Ja çfarë po ndodh me vrasësin e dyfishtë në Vevçan
Pëlqej
Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal për veprën penale "vrasje" ndaj Z.S, 56-vjeç nga Vevçani.

Atij i është caktuar fillimisht masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

I pandehuri veprën penale e ka kryer më 13 gusht rreth orës 21.30 minuta në lokalin “Pjaca” në Vevçan.

Z.S dyshohet se ka vrarë dy persona të tjerë në një lokal të Strugës.

Nga plagët e marra në Spitalin e qytetit në Strugë kanë ndërruar jetë Vlado P. (43) dhe Mate Gj. (23), që të dy nga Vevçani, ndërsa dy persona të tjerë poashtu nga Vevçani kanë marrë plagë; njëri G.K (33), në dorën e majtë dhe menjëherë është transportuar në Spitalin për ortopedi në Ohër, ndërsa Ilija P. (29) për shkak të plagëve në pjesën abdomenale, është operuar në Spitalin e qytetit në Strugë.

Pas krimit, Z.S është fshehur në shtëpi, por është kapur më pas nga policia. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori