Ja çfarë po ndodh me rastin "Monstra"
Pëlqej
Rasti "Monstra" është një çështje që akoma nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare.

Gjashtë të akuzuarit tashmë pritet të përballen me Gjykatën e Apelit, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për ti dënuar përjetë.

Gjykata Penale ende nuk ka arritur të përpilojë aktgjykimin me të cilin gjashtë të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm për krimin e pesëfishtë që ndodhi në prill të vitit 2012.

“Për të përgatitur një aktgjykim, trupi gjykues ose gjykatësi i rastit duhet të ketë në dispozicion fakte dhe prova konkrete, mbi të cilat do të bazojë aktgjykimin. Si mund të shpjegohet më ndryshe vonesa prej dy muaj e dy javë për përgatitjen e aktgjykimit të një rasti kaq serioz siç është ‘Monstra’? Ne vazhdimisht folëm për mungesën e provave, ndërsa vetë vonesa prej dy muaj e gjysmë është një lloj konfirmimi i qëndrimeve tona”, tha avokati Naser Raufi.

Për gjashtë të akuzuarit zgjidhja do të kërkohet të gjendet nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Apelit dhe nga Këshilli gjyqësor. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori