Ja çfarë po ndodh me rastin "Monstra"
Pëlqej
Gjykata akoma nuk e ka shpallur akt-vendimin për rastin "Monstra" dhe kjo do të thotë se pengohet ankesa për në Gjykatën e Apelit për çështjen e debatueshme.

Avokati mbrojtës ka thënë se janë bërë dy javë që kur ka mbaruar afati për tu shpallur akt-vendimi.

“Isha në gjykatë dhe kërkova aktvendimin për rastin në fjalë, por më thanë që ende nuk është shkruar. Afati kohor prej 60 ditësh tani më dy javë ka kaluar dhe kjo po ashtu ngadalëson dhe pengon procedurën e ankesës lidhur më këtë gjykim”, tha Raufi për PortAlb.

Avokati ka shtuar se është e vështirë të shkruhet akt-vendimi nëse nuk ka fakte për personat që janë në gjykim.

Ndërsa, lidhur me "Monstrën", Këshilli Organizativ i protestave ka nisur me nënshkrimin e peticionit nëpër rrugë. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori