Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Ja çfarë po ndodh me protestuesit shqiptarë të dënuar me nga 3 vjet burg
Pëlqej
Gjykata e Shkallës së Parë i ka dënuar me nga 3 vjet burg 6 protestues të rastit Monstra.

Nëse Apeli nuk prononcohet deri të hënën, kur mbushen 60 ditë nga vendimi i shkallës së parë, protestuesve ligjërisht duhet t’u ndërpritet paraburgimi dhe të lihen të lirë.

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari ka shpjeguar edhe rregullat lidhur me rastin në fjalë.

“Lartësia e paraburgimit është parashikuar maksimalisht të jetë 60 ditë. Në rast se brenda këtij afati nuk përfundon procedura në shkallë të dytë, ‘ex lege’ apo në bazë të ligjit, gjykata duhet të lirojë të paraburgosurit nga paraburgimi. Por kjo nuk do të thotë se me lirimin ka përfunduar edhe procedura. Procedura duhet të vazhdojë, të paraburgosurit duhet të lirohen deri në sjelljen e aktgjykimit të shkallës së dytë në lidhje me rastin e theksuar”, tha Adnan Jashari për Alsat-M.

Pavarësisht se procedura duhet të vazhdojë, edhe pas ndërprerjes ose jo të paraburgimit, avokati i të dënuarve Ljubço Veselinovski shprehet i sigurt se Apeli do ti lërë të lirë shqiptarët.

Edhe sikur të lihen të lirë, të rinjtë shqiptarë më së paku duhet të paguajnë një shumë prej rreth 26 mijë eurosh, për thyerje të xhamave të gjykatave. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori