Ja çfarë mendon Artan Grubi për Republikën e Iliridës
Pëlqej
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi mendon se iniciativa për ta shpallur Republikën e Iliridës nuk është aspak serioze dhe the se nuk është e duhura.

"Nga respekti për kujtimet nga e kaluara, nuk desha të mirrem me këtë që paralajmëroheshte dhe ndodhi sot. Por, sot, para përmendores së Skenderbeut, në sheshin që mban emrin e tij, u tha që UÇK dhe lufta e djemve dhe bijave shqiptare janë produkt i forcave të huaja, përfshirë edhe Serbinë, si dhe që lufta e vitit 2001 nuk ishte vullnet i shqiptarëve. Ishte pikërisht kjo që ju duheshte ta ndëgjojnë keqdashësit të thënë nga një shqiptar, pa marrë parasysh se sa margjinal është ai sot, sepse përputhet me konceptet e tyre. Keq, vërtet shumë keq", shkruan Grubi në profilin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori