Ja çfarë mendojnë deputetët e 92-shit për Iliridën
Pëlqej
Nevzat Haliti në Shkup shpalli pavarësinë e Republikës së Iliridës.

Shpallja e kësaj pavarësia ka shkaktuar debate në opinionin publik.

Deputeti i kohës kur është mbajtur referendumi për Republikën e Iliridës në vitin 1992">1992, Ismet Ramdani mendon se të tilla iniciativa janë të mira, por se thjesht duhet të mendohen me program dhe në mënyrë më serioze.

"Mendoj që është alternativë që nuk parasheh dhunë, përdorim të forcës – për ti shfaqur idetë dhe propozimet. Është qëndrim i një grupacioni që e arsyetojnë qëndrimin e tyre. Përndryshe, në rrethana në këtilla, duhet të ulen liderët dhe të bisedojnë. Gjitha format dhe modelet duhet ti rregullojnë ekspertët, me qëllim që të ndihmojnë në aspektin e avancimit të pozicionit të shqiptarëve. Është i nevojshëm një dialog i mirëfilltë, ku duhet të përfshihet edhe pala maqedonase. Derisa të ketë dialog fitojmë të gjithë. Këtu politika e ka fjalën e parë dhe të fundit” ka thënë për “Lajm” Ismet Ramadani.

Ndërsa ish deputeti Naser Zyberi ka bërë një krahasim ndërmjet aktit të Iliridës më 1992">1992 dhe asaj të shpallur para dy dite.

Sipas tij, akti i shpalljes së Republikës së Iliridës më vitin 1992">1992 ka qenë akt sublim që ka shprehur pikëpamjet politike të shqiptarëve në një kohë mjaft të vështirë, në kohën kur kishte filluar rrënimi i Jugosllavisë.

Por, me kalimin e kohës rrethanat kanë ndryshuar, vizionet kanë ndryshuar, kjo mbeti status quo dhe u harrua./albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori