Ja çfarë i thotë historiani Llalla Artan Grubit
Historiani Arben Llalla ka komentuar rreth daljes së deputetit të BDI-së Artan Grupin në emisionin "Rruga Drejt" në Alsat-M ku përballë kishte kryetarin e Reformave në PDSH.

"Deputeti i BDI, Artan Grubi ka deklaruar se: 'Ziadin Selën e konsideroj si kuadër i BDI-së, sepse Struga është projekti jonë, kritikat i kuptoj, por prapë do votojë për ty. Ali Ahmeti dhe BDI ka bërë fushatë për Ziadin Selën…'. I them Artan Grubit le ta pyesi kryetarin e tij, Ali Ahmetin se projekt i kujt është fitorja e Strugës më 2013? Le ta pyesi Ramiz Merkon se me kë drekoj para se të takonte Qazimovskin dhe në darkë u arrit mbështetja që ky do ti jepte Selës që në raundin e parë. Nëse s’ja thotë Aliu, ja tregoj unë më tej. Ajo fitore është e krejt shqiptarëve të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Diasporës. I vogël është Artan Grubi për çështje të mëdha, ai le të tregoj për çështjen e shtëpisë së Verdhë se çfarë vreri ka nxjerr dhe kurthin e Kalasë së Shkupit", shkruan Llalla në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori