Ja çfarë i shkruan akademiku Bexheti komisionerit Hahn
Akademiku Abdylmenaf Bexheti ka publikuar në profilin e tij në Facebook një letër publike drejtuar komisionerit për zgjerim në BE, Johannes Hahn.

Sipas tij, zyrtari i Bashkimit Europian është ngutur me vlerësimet e tij të fundit për zgjedhjet në Maqedoni se kanë rrjedhur në forma normale. /albeu.com/

Ja letra e plotë e Bexhetit:

Zoti Johanens Hahn, së pari hulumto e mos nxito!

Te dashur miq,

Një deklerate e djeshme e z.Hahn për ,,rregullaritetin,, e zgjedhjeve në Maqedoni, sikur të paralajmëronte legjitimitet të Gruevskit dhe ,,amnestimin,, politik te tijë me gjithë sojin që ai qeveris!

Duhet të ndajme shapin prej sheqerit sado pro Europian të jemi. E vërteta duhet thënë pa doreza.

Ja pse gjithmonë kërkohen si shpërtimtarë ndërmjetsuesit amerikan ne vend të lajkatarëve europian!

Jo më larg se para 15 vitesh, që kur ne Maqedoni arriti Ambasadori i pare i BE-së, Pinto Tesheira, i përkushtuar për ,,qetësi e rehati,, në Maqedoni, kontriboi të jemi këtu sot, sepse lëshoi pe atëherë!

Personalisht e kujtoj kur pas shpalljes së rezulltateve të regjistrimit të popullsisë &….të vitit 2002, na ,,qortoi,, vetëm pse në një analizë elaboruam arsyet dhe dyshimet tona (si shqiptar) me rezulltatin për 25%-shin e gatuar! I dridhej zëri nga mungesa e argumenteve sepse e dinte se është hisedar dhe hileqar! Për këtë edhe sot ka dëshmitar! Mirë që iku dhe nga Maqedonia shkoi diku në Afrikë,….”, shkruan Bexheti.

Sipas tij edhe ambasadori Orav, dëshiron që të komunikoj me qeverinë kriminale të Gruevskit në formë kulturore dhe pa imponime. Ai e ka pranuar se është i pafuqishëm për të ndikuar në qeverinë aktuale.

“Ambasadori aktual, zoti Orav me qetësi e kulturë Skandinave dëshiron të komunikon me mirëkuptim me qeverinë kriminogjene. Kur profesor e student e takuam për protesta, na tregoi pamundësinë për ndikim dhe ngushllimin me mirëkuptim. ,,Është lufta juaj,, na tha, e ne skemi instrument ndikimi!? Në protesta insistuam dhe luftën e fituam!

Prandaj dhe me të drejt, është krijua bindja për joefikasitet të diplomacies europiane. Gjithë opozita dhe posaçërisht Zaevi duhet të mbetet i palëkundur dhe kurfar kompromisi me kriminelët në të kundërtën të gjithë do pësojnë por më shumë nga çdokush vet ai!

Amerikanët janë çelësi i zgjidhjes për qeveritë kriminele dhe diktatore. Evropianët kanë shumë gjynahe përgjat gjithë historisë (për vehte dhe për tjerët edhe më shumë!). Shumë shpesh ndodhë, që në emër të kompromisit të ,,solidarizohen,, me xhelatin në vend të mbështesin viktimën!

Prandaj z.Hahn, si një doktor i shkencave të filozofisë në Universitet me renome të Vienës, para se të prononcohej, duheshte të hulumtoj pak më shumë për çregullimet zgjedhore (ODIHR, CIVIL, MOST,…etj) e deri te porositë nga bombat për ,,kapje për veshi, për fyti, hudhje në hendek, dërgime në kontrolle teknike, pazare kooruptive zgjedhore (miliona Euro), shtabe partiake në polici, krahas epiteteve ,,indijanci e çoveçinja,,….e pastaj të vlerësoj zgjedhjet si të lira dhe demokratike! Lexo, hulumto e mos nxito!”, përfundoi Bexheti.
Shtuar më 06/06/2015, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori