E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Ja çfarë i shkroi Abedin Zymberi Ali Ahmetit para ngjarjeve në Kumanovë
Abedin Zymberi gjatë luftës
Abedin Zymberi, ish-komandanti i policisë ushtarake të UÇK-së në luftën e 2001, ka postuar një letër në profilin e tij në Facebook, ku shkruan se që në muajin prill të këtij viti, para ngjarjeve të Kumanovës (9-10 maj), i kishte drejtuar një letër të hapur kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ja çfarë i shkruante Zymberi Ali Ahmetit:


"I nderuari z. Ali Ahmeti po përcjellim situatën me shumë vëmendje, ngjarjet e fundit e sidomos zhvillimet në BDI. Nëse të kujtohet kur na ftuat në fillim të vitit 2002 gjithë shokëve të luftës me të cilët patëm ardhur në Tetovë në selinë e sotme të BDI-së për themelimin e BDI-së dhe pas disa diskutimeve pata marr fjalën dhe unë dhe i thashë disa fjalë që gjatë krijimit të strukturave të partisë të ketë kujdes në përzgjedhjen e personave të cilët në të ardhmen do ta njollosin luftën që e kemi bërë dhe do të shkelin mbi gjakun e të rënëve për liri. Ndodhi e kundërta, u krijuan strukturat pikërisht nga hajna e kriminel të infiltruar edhe nga qarqe tjera për mos të lejuar që ti dhe ne së bashku të bëjmë atë për të cilën patëm luftuar. Kush e ka at incizim të fjalimit tim të asaj kohe është mirë të publikohet sepse tash e ka peshën të i tregohet njerëzve se para 13 viteve kam dhënë vërejtjen për të cilën sot po dalin pasojat. Unë ju kam kritikuar gjithmonë hapur dhe ashpër, gjithmonë për të mirën e kombit tonë. I lus të gjithë ata bashkëluftëtarë që në momentet më të vështira të mos tërhiqen nga beteja për ta pastruar partinë nga hajnat, kriminelët, spijunat e maskarenjtë. Dorëheqja nuk është zgjidhja. Unë propozoj dhe i lus të gjithë personat ushtarak ish-eprorë dhe ish-ushtarë që të formohet LEVIZJA PËR REFORMIM TË BDI-së të pastrohet partia nga kta hajna se na turpëruan para botës, na i vonuan proceset, na varfëruan duke na vjedh pa mëshirshëm, na i lan familjet e dëshmorëve pa status të zgjidhur, na i lan luftëtarët rrugëve, na i shkelën idealin për liri, na shpërngulët shumë familje që as në kohën e Qubrilloviqit e Rankoviqit nuk kanë ikur kaq shumë, na e shkelën djersën e Gurbetqarëve që dhanë gjithçka për lirinë e vendlindjes. Zoti Komandant Ali Ahmeti, në kohërat më të vështira nuk të lamë vet nuk të lëmë as tash por ke shansin e fundit ta bësh at për të cilën të kam thënë gjatë themelimit të BDI-së, është momenti fundit që të gjitha kritikat që ti kemi dhënë në të kaluarën ti pranosh si alarm që ta kemi dhënë se kështu do të ndodhë, është momenti i fundit të zgjedhësh anën ose të shkosh me shokët e luftë pa hipoteka dhe intelektualë, që kurrë nuk të lënë vetë ose të dalësh në anën e hajnave.

I nderuar Komandant. Populli të ka votuar 13 vite radhazi, të kanë votuar ty dhe duke të votuar ty kanë përfituar hajnat. Populli u lodh më nga kta matrapaz të cilët nuk din të ngopen, është koha t’i thuhet STOP. Nëse në këtë shansin e fundit zgjedh njerëzit që të mbështetën në të gjitha proceset më të rënda do të mbështesim edhe kësaj radhe me gjitha kapacitetet fizike dhe intelektuale. Ajo që u prit të ndodhë në kongresin TEMATIK dhe nuk ndodhi të fillon të ndodhë tash.

I nderuar Komandant është shansi i fundit të mos i humbësh shokët e IDEALIT. Suksese nga ish-komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së dhe anëtar i familjes MARTIRE Abedin Zymberi". /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2015, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori