Ja çfarë i propozoi Thaçi komisionerit Hahn
"Takimi i sotëm me eurokomisarin Johanes Han ishte shumë i rëndësishëm, ndërsa tema kryesore për të cilën biseduam ishte rregullativa zgjedhore. Pastaj u theksua se 6 tetori është data deri kur duhet që të përfundojnë bisedimet".

Kështu është shprehur kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pas takimit me zyrtarin e lartë të BE-së, Johannes Hah, përcjell Zhurnal.


Sipas Thaçit, partia e tij ka propozuar që të mos bëhet regjistrim aktiv i votuesve, por të jepen shenjat e gishtërinjve para votimit.

"Kjo gjë do të ndihmoje në ikjen e manipulimeve me votat, dhe kjo gjë u pranua nga Hahn", deklaroi Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2015, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori