Forumi rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë, ka
organizuar turne në fushë futbolli.
Turneu i
organizuar nga FR i BDI-së, mban moton "Sporti nuk njeh politikë".
"Nëse nuk unifikuam votën shqiptare të unifikojmë shpirtin, krenarin dhe dinjitetin tonë
kombëtar nëpërmjet këtij
aktiviteti sportiv. Faleminderojmë FR të PDSH dhe FR të Lëvizjes Besa që pranuan të marrin pjesë në këtë aktivitet
sportiv", kanë deklaruar organizatorët. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2017,
ora 11:03