Ja çfarë fotoje qarkullon në rrjete sociale për vizitën e Edi Ramës në Beograd

Shpend Ahmeti dhe Ali Ahmeti kanë qenë së fundmi për vizitë në Tiranë.

Ata, përveçse folën për çështje që lidhen me shqiptarët në Kosovë dhe në Maqedoni, kanë folur me Ramën edhe për vizitën që kryeministri shqiptar do të bëjë në Serbi.

Në foto, tregohet me ironi “një bisedë” mes Edi Ramës, Shpend Ahmetit dhe Ali Ahmetit.

Po ashtu, tregohen edhe fjalët që politikanët iu “thonë” njëri-tjetrit, transmeton Almakos.

Ndërsa Shpendi thotë se Rama nuk duhet ta vizitojë Beogradin, pasi Serbia është shteti kriminel dhe duhet të kërkojë falje për krimet që ka kryer, Rama duket “i qetë” duke thënë “se në Shqipëri nuk ka përjetuar gjë”, e ndërsa Ali Ahmeti ia sugjeron Ramës të shkojë në Serbi./albeu.com/
Shtuar më 13/10/2014, ora 00:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori