Ja çfarë do të thonë delegatët e Maqedonisë në takimin e NATO-s
Pëlqej
Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Jashtëm i Republikës, Zoran Jolevski dhe Nikola Popovski do të nisen drejt Kardifit për të marrë pjesë sot dhe nesër në Samitin e NATO-s që mbahet në këtë qytet.

Gjatë Samitit, Jolevski do të mbajë fjalim në takim me ministrat e mbrojtjes kushtuar Platformës për interoperativitet, ndërsa janë parashikuar edhe disa takime bilaterale me kolegët e tij nga vendet anëtare të Aleancës, raporton Alsat-M.

Çfarë pritet të flasë Popovskisamit

Ministri Popovski pritet që të parashtrojë në samit çështjen e anulimit të antëtarësimit të Maqedonisë në NATO në vitin 2008-të.

Po ashtu, ai do të flasë edhe për "shkelje të të drejtës ndërkombëtare nga një vend anëtar i NATO-s".

Popovski do të mbajë fjalim edhe lidhur me raportet aktuale të cilat ekzistojnë mes aleancës dhe shtetit të Maqedonisë. /albeu.com/




Shtuar më 04/09/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori