Ja çfarë diskutoi Ali Ahmeti me Oravin
Pëlqej
Sot në selinë e BDI-së, Ali ahmeti ka pritur ambasadorin e BE-së, Aivo Orav.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Orav diskutuan për zhvillimet politike në vend, ndryshimet kushtetuese, raportin e progresit, procesin gjyqësor Monstra, etj.

Orav theksoi se ky takim është në shërbim të shkëmbimit të mendimeve para botimit të raportit për progresin e Maqedonisë nga ana e Komisionit për Zgjërim të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, Ahmeti nga ana e tij shprehu besim se Brukseli do të bëjë më tepër për ta zgjidhur çështjen e emrit dhe e garantoi Oravin se Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë gjithnjë në mbështetje të aspiratave integruese të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori