Ja 3 shqiptarët që pagëzoi Papa Françesku
Tre shqiptarë u bënë njerëzit më me fat, pasi patën mundësinë që të pagëzoheshin nga Papa Françesku gjatë vigjiljes së Pashkës. Në meshën e shenjtë, Papa Françesku pagëzoi gjashtë gra dhe katër burra, të gjithë të rritur, të moshave të ndryshme dhe të kombësive të ndryshme.

Shqiptarët ishin Entela Hyseni, e lindur në Shqipëri më 1980; Vjollca Muhaj, e lindur më 1959; si dhe Ervin Shehu i datëlindjes 1983.

Më e reja ishte një vajzë nga Kamboxhia, e lindur në 2002, ndërsa më e moshuara një grua nga Kenia, e lindur në vitin 1948. Katër prej tyre ishin italianë, 3 shqiptarë, dhe një portugeze.

Ati i Shenjtë zgjodhi të bënte një predikim kryesisht meditues, mes reflektimeve dhe lutjeve, si dhe i dedikoi shumë hapësirë faktit se çfarë nënkupton “futja në të mistershmen”. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori