Vonohet në stërvitje, Allegri lë jashtë mesfushorin

Në prag të ndeshjes ndaj Venezias në fundjavë, Allegri ka lënë jashtë mesfushorin brazilian Arthur Melo.

“De Sciglio është mirë, McKennie nga ana tjetër nuk është ende dhe do të bashkohet javën e ardhshme. Arturi mbërriti me vonesë në stërvitje dhe nuk do të thirret. Ramsey mungon”, tha Allegri.

Ndërkohë, Melo ka pasur një sezon të vështirë ku më së shumti ka qënë i dëmtuar. /albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 16:40