Ivica Daçiç do ta vizitojë Shkupin
Pëlqej
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiç do ta vizitojë Shkupin të dielën dhe të hënën.

Daçiç do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov, ministrin e Jashtëm, Nikola Popovski dhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoskin, transmeton Tanjug.

Homologët diplomatë të dyja vendeve pritet të flasin për marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë dhe Serbisë , si dhe për situatën politike në rajon e më gjerë./albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori