Ivanovski: Përvoja evropiane në administratë
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski, ka paralajmëruar sot se do të ndërrohet modeli për vlerësimin e punës së të punësuarve në administratën shtetërore.

Grupi punues i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, shqyrton më shumë modele që zbatohen në Bashkimin Evropian, mes të cilëve edhe i ashtuquajturi model i 360 shkallëve vlerësim. Kjo do të thotë se krahas eprorit, të punësuarit do të marrin vlerësim edhe për nga linja horizontale dhe vertikale nga kolegët e tyre.

"Drejtues i sektorit do të emërohet krahas nga sekretari shtetëror edhe nga drejtues tjerë të sektorëve, por edhe nga ato që janë nën të. Qëllimi është që të stimulohen të punësuarit të jenë më kolegialë ndër vete dhe më efikasë", deklaroi Ivanovski gjatë vizitës së sotme në Zyrën e Drejtorisl për të ardhura publike në Qendrën tregtare të Qytetit. /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2011, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori