Ivanovi po e injoron BDI-në
Emërimet e fundit që Gjorgje Ivanov bëri në Këshillin e Sigurisë kanë bërë që të thellohen akoma më tej dallimet mes BDI-së në pushtet dhe funksionit të presidentit të vendit.

Sipas ish-ambasadorit të Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin kjo krizë lidhet me faktin se BDI-ja kërkonte që para zgjedhjeve një president konsensual.

Ruzhin thekson se kjo gjë ka bërë që Ivanov, sapo e mori postin e presidentit të rivanshojë mbi Bashkimin Demokratik për Integrim për pikëpamjen e saj.

Ndërsa, analisti Albert Musliu tha për INA se tani që Ivanovi është president i sheh gjërat nën këndvështrimin personal dhe jo në një post ku duhen parë gjërat në një prizëm mbipartiak. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori