Ivanovi paragjykoi myslimanët
Pëlqej
Zëdhënësi i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Afrim Tahiri ka reguar pas deklaratës së Ivanovit se në Maqedoni ka radikalizëm fetar.

Sipas Tahirit, Ivanovi është një figurë që në fjalët që flet nuk përfaqëson të gjithë qytetarët.

Afrim Tahiri, thotë për Portalb se presidenti Ivanov me deklaratat e tij dëshiron të identifikojë islamin dhe realitetin këtu nëpërmjet një grupi të vogël radikal.

Presidenti Ivanov nuk ka reflektuar për rreziqet nga radikalizmi apo nga rekrutimi i luftetareve nga rajoni para opinionit vendas”, tha Tahiri.

Ai shtoi se BFI-ja do ta diskutojë deklaratën e Ivanovit në KS dhe do të nxjerrë edhe një qëndrim zyrtar. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori