Ivanovi nuk i shpëton dot sanksioneve të Brukselit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Maqedonia po kalon në krizë politike prej dy vitesh dhe në momentin kur pritej që zgjedhjet e 11 dhjetorit t'i jepnin fund krizës me krijimin e qeverisë së re, realisht ka ndodhur e kundërta e asaj që pritej.

Opozita ndjehet e pasigurt për të krijuar qeverinë, ndërsa liderët e jashtëm perëndimore duke filluar nga shefja e politikës së jashtme Frederica Mogherini dhe shefi i Këshillit Europian Donald Tusk kanë dështuar për të bindur presidentin Gjorgje Ivanov, që të mandatojë liderin social demokrat Zoran Zaev si kryeministër të vendit në koalicion me tre partitë shqiptare.

"Kur ta gjeni zgjidhjen do të mund të merrni në konsideratë mbështetjen tonë", u shprehur Tusk në Shkup para pak javësh.

Por sipas Ivanov, duhet të bisedohet për reformat në BE dhe jo për platformat e krijuara në një shtet të huaj, që cënojnë sovranitetin e shtetit.

"Bota sot" ka mësuar ekskluzivisht se në këto momente Komisioni Europian po përgatit sanksione ekonomike ndaj Maqedonisë, ku jo-zyrtarisht njëra prej pikave do jetë bllokimi i llogarive bankare.

Kjo shihet si mundësi për të zmbrapsur hierarkinë e OBRM-PDUKM, e cila edhe de fakto është e izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së