Ivanovi nuk do të votojë kundër referendumit
Pëlqej
Presidenti Gjorge Ivanov nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se nuk do të votojë në referendumin për çështjen e emrit të vendit.

“Dy herë e kam fituar besimin e qytetarëve për të mos lejuar ndryshime në Kushtetutë, për të mos ndryshuar emrin kushtetues, për të mos pranuar idetë dhe sugjerimet që do të rrezikonin identitetin kombëtar, kombin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe modelin bashkëjetesës në Maqedoni.

Unë nuk devijoj nga premtimi im. Prandaj, më 30 shtator, nuk do të dal për të votuar “, tha presidenti Gjorge Ivanov, i cili ka marrë pjesë në një takim të Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë në Detroit.
Shtuar më 23/09/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori