Ivanovi niset drejt Jordanisë
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Maja Ivanova, që nga sot, 18 nëntor 2018 do të zhvilloj vizitë zyrtare në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë.

Në Pallatin Mbretëror Al Hussein në Amman, Presidenti Ivanov me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të mirëpritet nga Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanit, Abdullah II Ibn el-Husein.

Në kuadër të vizitës, Presidenti Ivanov do të takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Jordanisë, Omar Razar, me presidentin e Senatit, z. Faisal El-Fajez, dhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Atef Tharavneheh, si dhe me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Shtuar më 18/11/2018, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori