Ivanovi nga Hungaria: Zgjidhja e krizës, vetëm përmes zgjedhjeve të reja
Pëlqej
Presidenti i Maqedonisë i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Hungari, ka thënë se zgjidhja e vetme për daljen nga kriza, është vetëm përmes mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Në një intervistë për gazetën "Magjar Hirlap", Ivanov ka thënë se në këto zgjedhje, qytetarët do të deklarohen edhe për temat të cilat u imponuan në periudhën pas-zgjedhore.

Ivanov ka akuzuar sërish Platformën Shqiptare, duke thënë se kjo platformë është shkaku i thellimit të krizës në vend.

"Si president nuk mundem dhe nuk do të lejoj që dikush të tregtoj me Kushtetutën dhe interesat shtetërore të Maqedonisë dhe të luaj me ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë", ka thënë Ivanov.

Lidhur me mosdhënien e mandatit për Qeverinë e re liderit të LSDM-së Zoran Zaev, Ivanov ka theksuar se problem ka qenë afati kur janë dorëzuar firmat si argument për shumicë parlamentare dhe ajo që Zaevi nuk ka hequr dorë nga Platforma. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori