Presidenti Gjorgje
Ivanov do të qëndrojë për tre ditë në
Serbi.
Presidenca ka informuar se
Ivanovi ka arritur sot në Beograd, ndërsa takimet zyrtare ai do ti nisë që prej ditës së nesërme.
Ivanovi do të takojë në
Serbi presidentin Tomislav Nikoliç dhe kryetaren e parlamentit Maja Gojkoviç.
Gjatë kësaj
vizite,
Ivanovi pritet të takojë komunitetin maqedonas që jeton në shtetin serb.
Ivanov gjithashtu të shtunën do të marrë pjesë në takimin e 38-të të grupit evropian të Komisionit Trilateral, ku jane te ftuar edhe lidere te tjere te Ballkanit./albeu.com/
Shtuar më 30/10/2014,
ora 11:28