Ivanovi i bën ftesë për takim, ja si ia kthejnë partitë shqiptare
Pas kaosit të mbrëmshëm në Kuvendin e Maqedonisë, ku protestuesit "Për Maqedoni të përbashkët" e cila udhëhiqet nga njerëz të VMRO-DPMNE-së, presidenti Ivanov i ka bërë thirrje për takim të gjitha partive politike në vend.

"Portalb.mk", jo-zyrtarisht mëson se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Ivanov.

"Jo nuk do të merr pjesë. Tani është i lënduar, por edhe nëse do të ishte në gjendje të mirë nuk do të merrte pjesë", thonë burimet partiake.

Nënkryetari i LR-PDSH-së, Agon Ferati, thotë se lideri i LR-PDSH-së, nuk do të merr pjesë në këtë takim, pasi që ai ende gjendet në spital.

"Jo nuk do të merr pjesë, ai është ende në spital. Tani gjendjen e ka normale, megjithatë ka pasur lëndime serioze", ka thënë Ferati.

As nga BDI-ja nuk ka përgjigje për ftesën e Ivanovit për takim liderësh. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2017, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori