Ivanovi bllokoi të ardhmen, çfarë do të ndodhë me marrëveshjen
Në Kuvendin e Maqedonisë sot është dorëzuar vendimi i presidentit Gjorge Ivanov me të cilin informon se nuk do ta nënshkruajë dekretin për marrëveshjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Tashmë, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në afat prej 30 ditësh nga votimi i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes duhet ta vendos përsëri në votim.

Pasi, që Xhaferi ta shqyrtojë vendimin që e ka dorëzuar Ivanovi dhe sipas aktiviteteve të planifikuara në Kuvend edhe të deputetëve do e caktojë seancën.

Megjithatë, paralajmërohet se ajo do të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme dhe se kryetari i Kuvendit nuk do ta presë afatin e fundit, 20 korrikun.



Shtuar më 26/06/2018, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori