Ivanov-Vujanoviç: Integrimet euroatlantike prioritet për Ballkanin
Pëlqej
Shefat e shteteve të Maqedonisë dhe Malit të Zi deklaruan sot në Podgoricë se integrimet euroatlantike janë prioriteti kryesor për Ballkanin. Dy presidentët, Gjorgji Ivanov i Maqedonisë dhe Filip Vujanoviç i Malit të Zi nënvizuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndështetëror, ndërsa u diskutua edhe çështja e problemit të emrit të Maqedonisë.

Vujanoviç theksoi se Mali i Zi do të shfrytëzojë përvojat e Shkupit në fushën e integrimeve euroatlantike, pasi që u vlerësua se Maqedonia është disa hapa para në këtë proces.

Presidenti Ivanov ka sqaruar kontestin e emrit, duke shtuar se problemi dypalësh me grekët ka bllokuar proceset euroatlantike të vendit, edhe pas përmbushjes së të gjitha kushteve. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori