Ivanov viziton paqeruajtësit e Maqedonisë në Afganistan
Pëlqej
Presidenti Ivanov
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do t'i vizitoj paqeruajtësit e Maqedonisë të sistemuar në misionin e ISAF-it në Afganistan.
Kjo është vizita e parë e Ivanovit te ushtarët e Maqedonisë në Afganistan. Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë është edhe shefi i SHM, Mirosllav Stojanovski.

Në suaza të vizitës, përveç takimit me ushtarët dhe eprorët e ARM-së, presidenti i Maqedonisë do të takohet edhe me komandantin e ISAF-it, gjeneralin Dejvid H. Petreus dhe përfaqësuesin e lartë civil të NATO-së në Afganistan, Mark Sedvil.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e lartë të NATO-së, Ivanov do ta vërtetojë përkrahjen e Maqedonisë drejt përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare në Afganistan. Do të bisedohet edhe për arritjet në procesin e tranzicionit, përparimin e proceseve demokratike në Afganistan dhe ndërtimin e kapaciteteve të forcave afgane të sigurisë.

Kontributi i Maqedonisë në misionin e ISAF-it filloi në gusht të vitit 2002, me dërgimin simbolik të dy oficerëve në suaza të kontingjentit turk. Momentalisht Republika e Maqedonisë në ISAF merr pjesë me 242 ushtarë,të shpërndarë në katër kontingjente më të mëdha. Deri tani në këtë mision kanë marrë pjesë më tepër se 1.500 ushtarë të Maqedonisë.
Shtuar më 11/11/2010, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori