Ivanov vizitë zyrtare në Estoni
Presidenti Ivanov
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Estoni, me ftesë të presidentit estonez, Tomas Hendrik Ilves.

Në Talin, krahas me presidentin Ilves, i pari i këtij vendi baltik që zyrtarisht e vizitoi Maqedoninë tetorin e kaluar, shefi i shtetit do të takohet edhe me kryeministrin estonez Andrus Ansip dhe me kryetaren e Parlamentit, En Ergma.

Në delegacionin e Maqedonisë do të jetë edhe ministri për shoqëri informatike, Ivo Ivanovski, i cili do të realizojë takim me përfaqësues të IKT-sektorit në Estoni, e cila është mes vendeve me përqindje më të lartë të përdorimit të internetit.

Estonia është anëtare e NATO-s dhe BE-së prej vitit 2004. Maqedonia dhe Estonia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 1995 dhe kanë disa marrëveshje bilaterale.
Shtuar më 25/10/2010, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori